Përfundon shkurorëzimi i njeriut më të pasur në botë, ja sa nga pasuria e tij merr ish-gruaja

Ish-gruaja e Jeff Bezos ka fituar një pasuri të majme nga shkurorëzimi.

Gruaja e Jeff Bezos ka rënë dakord për një shkurorëzim rekord me bashkëshortin në vlerë 35 miliardë dollarësh.

Sipas mediave të huaja, Kenzie do të mbajë katër për qind të aksioneve në Amazont, të cilin burri i saj e themeloi para 25 vjetëve.

“Jam mirënjohëse që kemi përfunduar procesin e shkurorëzimit me Jeffin me përkrahje të njëri-tjetrit”, ka shkruar MacKenzie në rrjetet sociale.

Nga ana tjëtër, Jeff besohet se ka filluar një romancë të re me Lauren Sanchez, e njohur si ish-prezantuesja e Fox TV.

Advertisement
Loading...