Dasma e çiftit homoseksual bëri bashkë në një vend emra të njohur

Marc Jacobs, 55 vjeç, dhe Char Defrancesco, 37 vjeç, u martuan në Nju Jork në një dasmë ku pati të ftuar emra të njohur.

Marc Jacobs dhe Char Defrancesco kishin ftuar në dasmë emra të njohur përfshirë Bella dhe Gigi Hadid, Emily Ratajkowski, Naomi Campbell, Rita Ora, e të tjerë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Marc Jacobs u martua në një ceremoni në Nju Jork me të fejuarin e tij Charly Defrancesco, i rrethuar nga miq dhe familje të ngushtë.

Pasi u kurorëzua, stilisti 55 vjeç, bashkë me mysafirët u bashkua në ndejë bashkë me mysafirët, listën e të cilëve e përbënin emra të njohur.

Mysafirët ishin nga bota e modës, filmit dhe muzikës, të cilit festuan bashkë me çiftin e porsamartuar.

Çifti homoseksual ishin veshur me kostume elegante, ndërsa Jacobs po mbante një lule në xhaketë.

Advertisement
Loading...