Si e shpenzojnë gratë kohën pasi të martohen, e si burrat?

Platforma më e re e zhvilluar nga ekipa e Dig Stories, merr të dhënat nga raporti i përpiluar nga MCC që matë shfrytëzimin e kohës nga njerzit në Kosovë dhe i shndërron ato në të dhëna vizuele, transmeton Gazeta Metro.

Këtë platformë mund të e vizitoni në: http://bit.ly/dsmetro ku edhe vetë mund të krijoni storie të juaja.

Sipas kësaj del që Kosovarët kohën më të madhe e shfrytëzojnë në jetë sociale (normal pas gjumit), ku mesatarisht i kalojnë rreth 3 orë e 23 minuta në jete sociale. Për dallim nga kjo ata/o kalojnë vetëm nga një (1) minutë në art dhe hobi, dhe lojëra kompjuterike. Ndërsa, po ashtu vetëm 5 minuta i kalojnë duke lexuar, e 6 minuta duke ndërmarrë ndonjë aktivitet vullnetar.
Platforma po ashtu mundëson filtrimin pothuajse të pafund, duke mundësuar variacione në storie. Si shembull mund të kërkohet dallimi mes grave që martohen dhe atyre që janë beqare. Gratë që janë beqare flejnë gati 1 orë më shumë se ato të martuara. Dallimet ekzistojnë edhe në kohën e shpenzuar për përgaditje të ushqimit ku gratë e martuara (3 orë) kalojnë dyfish më shumë kohë në krahasim me ato beqare (1 orë e gjysmë).

Ndërsa tek burrat beqarë dhe të martuar ka shumë më pak dallime. Dallimet më të mëdha dalin të jenë në jetën sociale ku burrat beqarë kalojnë 44 minuta më shumë në jetë sociale.

Interesant është që burrat kur martohen kalojnë 20 minuta më shumë të ditës në media, në krahasim me ata beqarë.

Platforma Dig Stories ofron mundësi që të vizualizohen dhe filtrohen të dhëna që mund të shpiejnë deri në 72 milionë storie të ndryshme. Të dhënat janë marrë nga hulumtimi i realizuar nga MCC, dhe janë vizualizuar nga ekipa e Dig Stories. Për më shumë eksploroni platformën http://bit.ly/dsmetro dhe krijoni storiet e juaja.

Advertisement
Loading...