Makthi i momentit: Ç’të bësh që mos të të vrasin këpucët

Bashkë me pranverën vjen edhe një nga dhimbjet më të tmerrshme të njerëzimit: krijimi i flluskave si pasojë e fërkimit të këmbës së djersitur me këpucën. Në këtë artikull do gjeni pikë së pari disa metoda fare të thjeshta që do t’ju ndihmojnë t’i qëndroni larg këtij problem aspak të vogël.

Pudra e bebes

Pudrosini këmbët përpara se të vishni këpucët, si një mënyrë për të shmangur irritimin e dhimbshëm.

Tharëse flokësh

Një metodë që njihet gjerësisht në mesin tonë është ajo e cila konsiston në ngrohjen e këpucëve dhe më pas veshjen e tyre me çorape të trasha për disa minuta nëpër shtëpi. Kjo do ta ndihmojë këpucën “të zbutet” dhe të përshtatet me këmbën tonë.

Qese me ujë

Mbushni dy qese me ujë, futini brenda këpucëve dhe lërini gjithë natën në frigorifer. Të nesërmen këpuca do të jetë zgjeruar dhe këmba do vuajë më pak brenda saj.

Krem hidratant

Lyeni ose këpucën (dhe lëreni gjithë natën) ose këmbët tuaja, pasi kremi në fjalë shërben pak a shumë si lubrifikant.

Por nëse është shumë vonë dhe tashmë këmbët i keni të vrara, trajtojini me:

xhel Aloe Vera

ose pak Vaseline

Advertisement
Loading...