Mesazhi prekës i një nëne: Mos ma falni këtë që ia bëra djalit tim

Besohet se fëmija lidhet me njerëzit e tjerë nësa këta të fundit e shohin në fytyrë për orë të tëra. Dhe, duke qenë se ditët e sotme njerëzit janë aq të lidhur me telefonat e mençur, mundësitë për t’ua harruar fytyrat edhe prindërve, dhe të afrohen me ata që u qëndrojnë pranë janë shumë të mëdha.

Një nënë anonime, ka shkruar një letër e cila është është publikuar në BBC, tregon për pengun e madh të saj, që më shumë ka ndenjur në telefon sesa me djalin e saj.

Mesazhi domethënës i kësaj nëne, të cilin mund ta ndjenjë shumë nëna.

Ndihem aq e lidhur me telefonin tim, saqë e kam të pamundur mos ta kontrolloj edhe kur jam me djalin tim.

Kohëve të fundit më kanë dalë në “newfeed-in” e facebook-ut shumë studime rreth ndikimit të telefonit në jetën e fëmijëve, sesi teknologjia po ndërhyn në marrëdhëniet njerëzore e të tilla informacione.

U shqetësova dhe mora një vendim: nuk do e prek telefonin një javë me dorë kur të jem me djalin! Nuk të do kontrolloj emailin e punës, Whatsappin, Instagramin apo Facebookun! Këtë gjë do ia ndaloj vetes vetëm kur të jem pranë djalit, jo gjatë gjithë kohës.

Ja ç’ndodhi kur unë u përpoqa të hiqja dorë nga ky zakon:

Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë
Eksperimenti ynë filloi që në orat e para të së dielës. Kur djali im tre vjeçar më erdhi në krevat e më kërkoi telefonin për të luajtur, i tash që ishte i fikur! E putha e përqafoja, luante me flokët e mia dhe më prekte fytyrën sikur mos ta kishte parë prej ditësh. Më vonë përgatitëm mëngjesin bashkë dhe ai u grind pak se pse nuk po e hante mëngjesin me tabletin para ! Në momentin kur djali ishte në tualet, shkova të shihja telefonin! Mesazhe pa fund, e thirrje të humbura ! Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë.

Çaktivizova pajisjen që më “lidhte” me djalin nga dhoma tjetër kur ai luante apo flinte dhe shkoja e kontrolloja vetë ! Nuk kisha ekran që të më mbante lidhur ndaj mendjen e kisha te djali.

Më pak “scrolling” edhe më pak të bërtitura
Fëmija do të gjithë vëmendjen tuaj, sepse ju jeni qendra e botës për ta ! Kur ju nuk ia jepni këtë gjë, ata përpiqen ta fitojnë duke bërtitur ! POR nuk ndaloi së bërtituri vetëm djali im 3 vjeçar , por edhe unë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën TIME, ekranet blu të telefonit dhe orët e kaluara përpara tyre nxisin reaksione kimike në tru që na shpërqëndrojnë e na bëjnë më nevrikë. Ishte e vërtetë, përgjatë një jave, gabimet e djalit tim më dukeshin të pranueshme për një 3 vjeçar dhe nuk i bërtisja për çdo gjë.

Andaj, ju lutem shumë ju lutem, mos më falni mua këtë që i bëra djalit tim, por ju lutem edhe juve që po e lexoni këtë letër mos e bëni gabimin tim.

Advertisement
Loading...