Vedati i ‘Stupcave’ do të kandidojë për president?

Vedat Bajrami mund të ndjekë shembullin e komedianit nga Ukraina. Aktori i njohur Vedat Bajrami, apo siç e njohin të gjithë si ‘ Liki’, ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, duke treguar se dëshiron të kandidojë për president të Kosovës. 

Ai ka postuar një fotografi me mbishkrimin; ‘  Ky shoku jem @Bujar66 po thot që une të kandidoj për President, qka po thoni ju’, e komentet pozitive nuk kanë munguar.

E kjo siç duket nuk është një shaka e tij pasi edhe më herët disa prej analistëve e kanë përmendur Vedatin për një post të tillë, siç është Adriatik Kelmendi dhe Enver Robelli, i cili pat thënë se duhet  të marim shembull Ukraninën pasi në zgjedhjet për president atje vota më së shumti ka  marrë humoristi Vlodimir Selenksi.

Advertisement
Loading...