
Ankthi, depresioni dhe ndryshimet e shpeshta të humorit janë të lidhura ngushtë me ushqimet që konsumojmë. Studimet kanë treguar se ka ushqime apo ingredientë të cilët mund t’ju rikthejnë humorin dhe mendimet pozitive brenda pak minutash. Më poshtë keni të listuar ushqimet që mund t’ju rikthejnë lumturinë!
1. Kokoshka!
Mes patetinave dhe kokoshkave, mos u mendoni fare për të zgjedhur këtë të dytën. Kokoshkat janë të pasura në karbohidrate dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur dhe të shlodhur.
2. Mes çokollatës me qumësht dhe asaj të zezë, zgjidhni këtë të dytën. Eksperimentet kanë vërtetuar se pasi njerëzit hanë çokollatë të zezë, janë më të prirur për të ndihmuar të tjerët.
3. Çaj në vend të pijeve freskuese!
Të gjithë e dimë që pijet me gaz përveçse nuk janë të shëndetshme, influencojnë edhe në humorin tonë të keq. Alternativë e mirë është soda ose çaji jeshil. Qetësojnë nervat dhe ju ndihmon për një gjumë të rehatshëm.
4. Nëse jeni zgjuar keq dhe përpara ju kanë vënë një grusht qershi dhe një grusht kikirika, qëndroni tek qershitë.
Kikirikat janë të pasura me natrium dhe ka gjasa t’ju fillojë dhimbja e kokës apo luhatjet e humorit prej tyre.
5. Bonus! Pini shumë shumë ujë!
Nëse ekziston një pije magjike për trupin dhe humorin ai është uji! Konsumimi i ujit jo vetëm që pastron gjithë helmet e trupit, por ndihmon në reduktimin e ankthit, tensionit dhe depresionit.






























