Manekeni vdes në pistë, publiku mendon se e tëra është pjesë e spektaklit të modës

Modelit, i cili ka marrë pjesë në revynë e së dielës në Sao Paolo, befas i ka rënë të fiktë e pastaj është rrëzuar dhe ka vdekur në pistën e modës.

Mediet braziliane bëjnë të ditur se, ndonëse me kohë është dërguar në spital, 26-vjeçarit Tales Soares mjekët kanë mundur vetëm t’ia konstatojnë vdekjen.

Mediet kanë shkruar se në fillim është dukur sikur Soaresi ka zënë në thua në lidhësen e sandaleve të tij dhe është rrëzuar, kështu që publiku në fillim ka menduar se rrëzimi i tij ësjtë vetëm pjesë e shout.

Soares ka qenë i angazhuar si model në agjencinë e modës “Base MGT”.

Advertisement
Loading...