
Rita Ora dhe Dua Lipa i janë shmangur njëra tjetrës gjatë gala mbrëmjes në New York, e po ashtu i kanë qëndruar larg njëra tjetrës edhe në “after party” në vazhdim të mbrëmjes, e gjitha kjo sipas spekulimeve të mediave angleze.
Thuhet se ‘konflikti’ mes tyre ka nisur pasi që këngëtares së re Dua Lipa i pengon krahasimi i vazhdueshëm me tani më ‘veteranen’ e skenës Rita Ora dhe kulmi i frustrimit arriti në gala mbrëmjen e Muzeut të Arteve Bashkëkohore Metropolitan.
Një burim i ka thënë gazetës angleze “The Sun” se “është për të të ardhur keq pasi Dua gjithmonë fliste me admirim për Ritën, e thoshte një ditë do të bëhem si ajo”.
Të dyja janë parë larg njëra tjetrës në festën që është organizuar pas gala mbrëmjes dhe se në asnjë moment as nuk kanë qëndruar afër dhe as nuk janë përshëndetur.






























