Jonida Maliqi kthehet nga Izraeli, kështu u prit në shtëpi

Pas rrugëtimit të gjatë në festivalin “Eurovision”, Jonida Maliqi është kthyer në shtëpi.

Jonida Maliqi tre ditë më parë performoi në natën finale të “Eurovision”, ndërsa këtij rrugëtimi i ka ardhë fundi.

Këngëtarja është kthyer në shtëpi, ku edhe iu bë pritje e ngrohtë nga familja, gjë të cilën e tregoi përme rrjeteve sociale.

Me trëndafila të kuq dhe balona, Jonida u prit me shumë dashuri nga familja, ndërsa mbi imazhet që postoi në rrjete sociale ajo shkruan “Kur te presin me dashuri ne shtepi”.

Kujtojmë se fitues i edicionit të sivjetmë të “Eurovisionit” u shpall përfaqësuesi i Holandës.

Advertisement
Loading...