Butrint Imeri publikon për herë të parë foto me të dashuren

Lidhja e Butrint Imerit dhe Kiara Titos shpesh është bërë objekt aludimesh në mediat rozë.

Ndonëse si këngëtari po ashtu dhe moderatorja nuk e kanë pranuar kurrë publikisht lidhjen, dyshimet për t’a nuk kanë patur fund.

Komentet e ndryshme në rrjetet sociale apo dhe foto të dyshes në darka romantike, kanë rritur kuriozitetin e fansave për një lidhje të mundshme romantike.
E teksa prej kohësh po aludohej se këngëtari dhe modelja mund të ishin ndarë, pasi nuk kishim parë më komente prej tyre në fotot e njëri-tjetrit, Butrinti sapo ka postuar një foto krah Kiarës ku mund të themi se duken mjaft simpatikë.

Të veshur sportiv, dyshja ka pozuar në një fushë golfi, teksa këngëtari e ka shoqëruar foton me përshkrimin: “Hajt, hajt”.

Tani vërtetë nuk e dimë se ç’të mendojmë për ta.

Advertisement
Loading...