Adelina Tahiri po i kthehet muzikës, paralajmëron projektin e ri

Adelina Tahiri vitin e kaluar është bërë nënë për herë të parë, ajo u bekua me një djalë të quajtur Jon, i cili është fryt i dashurisë së saj me Serjoza Markov, transmeton Gazetam Metro.

Këngëtarja bukuroshe duket se pas 9 muajsh ka vendosur që t’i dedikohet edhe vetes së saj. Adelina e mbajti fjalën dhe mesa duket për pak kohë do e shohim të publikojë ndonjë projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihet duke punuar në një studio muzikore. Adelina ka pozuar përballë një mikrofoni, gjë që tregon se është duke regjistruar zërin e saj.

Përkrah fotografisë ajo ka shkruar: “Po vjen”, duke lënë të kuptohet se rikthimi i saj në muzikë do të vonojë dhe shumë. Projekti i saj i fundit muzikor ka qenë “Dale kadale”, të cilin e publikoi 2 vite më parë. Kujtojmë se në repertorin e saj muzikor Adelina numëron shumë këngë të njohura të tilla si “Ti mos u kthe”, “Mos më duaj sot”, “S’je i pari” etj.

Advertisement
Loading...