A do të bëhet baba për herë të dytë, Sinan Hoxha tregon të vërtetën

Një prej lajmeve që qarkulloi në mediat rozë ishte një shtatzëni e mundshme e Andrra Destanit, bashkëshortes së Sinan Hoxhës. Burime për “ABC News” thanë se këngëtari dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për të dytën herë, madje zbuluan edhe gjininë e fëmijës, djalë.

Gjithsesi Sinani vetë vendosi të reagojë në lidhje me këtë lajm dhe të tregojë të vërtetën. Në vend të një konfirmimi ai ka treguar se lajmi i shpërndarë prej disa mediave, është thjesht thashethem dhe se nuk janë në pritje të një bebi.

 

 

“Nuk është e vërtetë”- ka shkruar Hoxha në Instagram-in e tij, duke mohuar kështu hipotezat për një shtatzëni.

 

Kjo nuk është hera e parë që cifti përflitet se do të bëhen sërish prindër, ndërkohë që reagimi i Hoxhës në atë kohë ishte më epik: “Unë që fle me Andrrën çdo natë s’di gjë, portalet e dinë. Ç’të them, ishalla vjen një fëmijë tjetër kur ta ketë shkruar Zoti dhe jo gazetarët”.

Sinani dhe Andrra janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Ansi.

 

Advertisement
Loading...