Gjiko në laboratorin e kanabisit, fansat reagojnë ndaj fotove të këngëtarit

Gjiko njihet për postimet e pazakonta në rrjet, e këtu mjafton të kujtojmë fotot me peshkaqenët e vegjël në Maldives. Këtë herë, i ka ardhur radha një tjetër momenti.

Ndër fotot e videot e fundit të reperit në InstaStory, shihet se ky i fundit ka xhiruar brenda një laboratori – ku me aq sa kuptohet – kultivohet kanabis. Gjiko duket mjaft i lumtur, ndërsa në një moment shihet duke tymosur një cigare marijuane. Reperi nuk ka preferuar të shpjegojë arsyet se pse ndodhet në këtë laborator, ashtu sikurse nga postimet vërehet se Gjiko është i shoqëruar edhe nga disa miq. Me siguri, këngëtari do të japë një shpjegim kur të vijë momenti, megjithatë videot dhe fotot kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Advertisement
Loading...