
Çifti i njohur i estradës, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, në shtator të këtij viti do të martohen.
Ata do të organizojnë një dasmë madhështore, e cila do të mbahet në Shëngjin.
Çifti ka kohë që ka nisur përgatitjet për dasmën madhështore.
Sot, Afrona vendosi tu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram lidhur me dasmën. Ajo zbuloi se dasma do të mbahet më 21 shtator.

Po ashtu, ajo njoftoi se për ditën më të veçantë përzgjodhi tre fustana nusërie.
Advertisement
Loading...






























