Aktori serb falemnderon fansat në gjuhën shqipe

Aktori serb falemnderon fansat në gjuhën shqipe

Në mesin e shumë aktorëve në serialin e shumë përfolur ‘La Casa De Papel’ është edhe aktori serb, Darko Peric i cili luan rolin e Helsinkit.

Peric ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi bashkë me kastin e serialit dhe ka falenderuar në disa gjuhë të ndryshme.


Mirëpo në sy bie fakti që aktori serb ka shkruar edhe në gjuhën shqipe duke iu thënë fansave: “Faleminderit”.

Së fundmi aktorët e serialit u mblodhën në kuadër të premierës së sezonit të tretë që nisi një ditë më parë.

Advertisement
Loading...