
Aktorja Shila Iqbal është pushuar nga telenovela britanike “Emmerdale”, për shkak të komenteve raciste të bëra në vitin 2013 në llogarinë e saj personale në “Twitter”. Ndonëse u shpreh se i vinte shumë keq për gjuhën e papërshtatshme të sajën në moshën 19-vjeçare, Shila Iqbal u detyrua të hiqte dorë nga roli i Aiesha Richards.
“Programi mori vendimin që të mos e ripërtërinte kontratën në momentin që këto postime u sollën në vëmendjen e kompanisë”- u shpreh një zëdhënës i telenovelës. Televizioni britanik “ITV” nuk bëri të ditur se çfarë kishtë thënë aktorja në postimet e saj, ndërkohë që, ajo vetë e ka fshirë llogarinë personale në “Twitter”.
Advertisement
Loading...






























