Akuzohet për rrëmbim të ardhurash, Kim Kardashian përballet me padinë 100 mln dollarëshe

Kim Kardashian po përballet me një padi prej 100 milionë dollarësh nga një krijues aplikacionesh, i cili pretendon se ajo po ia rrëmben të ardhurat nga “Kimoji”.

Padia është bërë nga një djalë i quajtur David Liebensohn. Ai shprehet se me aplikacionin e drejtuar prej tij, “CensorOut”, ka ndihmuar Kim Kardashian që të fitonte vëmendjen e përdoruesve përmes aplikacionit“Kimojit” dhe ndonëse ishte lënë jashtë dokumenteve të markës tregtare, Liebensohn thekson se bëhej fjalë për një sipërmarrje të përbashkët.

Liebensohn pretendon se Kim u tërhoq nga marrëveshja e tyre në gusht të vitit 2014, duke thënë se një nga partnerët e tij ndau të dhënat e saj personale. Ai shton se Kim u përpoq që ta largonte atë nga padia nëpërmjet një ekipi avokatësh.

Ndoshta padia me vlerën e 100 milionë dollarëve mund t’iu duket një shumë marramendëse por duhet thënë se aplikacioni “Kimoji” shkarkohet 9 mijë herë në sekondë, që përkthehet në fitimin e 1 milionë dollarë në minutë.

Advertisement
Loading...