
Disa ditë më parë, kudo nëpër portale qarkulloi lajmi se Arbana Osmani është larguar nga Top Channel, duke lënë kështu në mes programin “Dua të të bëj të lumtur”.
U tha se shkak u bë një konflikt mes saj dhe drejtorit të përgjithshëm të televizionit, Ben Blushi.
Gjithsesi, portalet e vazhduan këtë histori derisa vetë Arbana “u detyrua” të reagonte përmes kësaj fotoje pak orë para fillimit të spektaklit. Përpos falenderimeve ndaj atyre që janë kujdesur për pamjen e saj, Osmani nuk ngurroi të përmendë portalet.
“Faleminderit të gjitha portaleve për shfrenimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet, por gjithsesi shumë argëtuese. Një përqafim për të gjithë!”- shkruan ajo.
Me siguri, çfarë moderatores i është dukur sa argëtuese aq edhe jashtë çdo imagjinate ishin gjithë thashethemet që pasuan si vazhdimësi e lajmit, ato që aludonin rreth “shkaqeve” të kofliktit që çuan në “largimin e supozuar” të saj shkruan anabel.
Kishte nga ata që thoshin se Osmani la Top Channel-in për emisionin e ri të Renato Mekollit. Të tjerë e lidhën “braktisjen” e emisionit me histori personale të moderatores. Të gjitha këto, ajo i përmblodhi me një fjalë të vetme: “shfrenim fantazie”!






























