“Arbana ti nuk je e bukur”, moderatorja i kundërpërgjigjet menjëherë komentuesit dhe e lë pa fjalë

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga jeta profesionale dhe personale.

Shpesh herë ajo replikon dhe me personat që i komentojnë në foto.

Në foton e fundit të postuar nga ajo në Instagram një fans i shkruan “Arbana ti je shumë e bukur nga sjellja dhe shpirti, por jo nga fytyra. Hajt le themi simpatike.”

Arbana i është përgjigjur menjëherë me shumë humor: “Hajt bereqaves.”

Ajo është një ndër moderatoret më të suksesshme në Shqipëri dhe kohët e fundit është përfolur për një divorc me bashkëshortin e saj, por që nuk është prononcuar për këtë gjë.

Advertisement
Loading...