Arbenita e demaskoi dhe e kërcënoi publikisht se i shkruan FERO-s, reagon fansja e reperit, modelja seksi: Më erdhi…[FOTO]

Fero dhe Arbenita Ismajli janë kthyer në kryefjalën e shoëbiz-it shqiptar dhe gjithçka prej tyre përbën interes të madh për publikun. Tashmë ata shihen kudo bashkë dhe në rrjete sociale nuk mungojnë fotot e dedikimet e shumta për njëri-tjetrin, duke i treguar botës se janë të dashuruar kokë e këmbë.

Mirëpo, fama bën të vetën dhe duket se fansat e Feros e kanë bezdisur Arbenitën. Modelja seksi publikoi ditën e djeshme disa foto nëpërmjet të cilave na tregoi se një fanse i shkruan Feros në Instagram.

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita.

Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin e Arbenitës.

“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”- shprehet Serena në një postim të publikuar në instastory.

Advertisement
Loading...