Babë e bijë gjobiten me 3 milionë dollarë, arsyeja do t’iu habisë

Babë e bijë në Kanadë janë burgosur dhe gjobitur me 3 milionë dollarë, për arsye se kanë vjedhur një tiketë të lotarisë.

Dy familjarët me kombësi kineze, Jun-Chul Chung, 68 vjeçar dhe vajza e tij Kathleen Chung, 36 vjeçare, janë dënuar me burg prej 4 vitesh.
Fituesi i vërtetë i lotarisë ka marrë paratë në vlerë prej 11 milionë dollarëve, plus dëmshpërblimin.

“Jam shumë i lumtur”, ka thënë Daniel Campbell kur mori paratë.

Campbell ka ndarë “thesarin” e tijë me gjashtë kolegët, të cilët ishin me të kur luajti në lotari.

Ndërsa, gjykata ka bërë të ditur se hajdutët e tiketës i kishin përdorur paratë për të blerë vila dhe vetura luksoze.

Advertisement
Loading...