Baby G “çmend” rrjetin, tund e shkund të pasmet para kamerës (VIDEO)

Baby G është një ndër këngëtaret më të preferuara për publikun shqiptar dhe jashtë saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale e cila ndan foto dhe video të ndryshme me të gjithë ndjekësit e saj si nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Nëpërmjet postimeve në Instagram e bërë më 14 shkurt Baby G zbuloi se ishte më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj ose më ndryshe menaxherin, Lim Hoti i cili është një artist i ri në tregun muzikor të cilët kanë sjellë për publikun bashkëpunimin e tyre të këngës “Pretty Gangster”.

Disa javë më parë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Baby G është ndarë nga partneri i saj, Lim Hoti.

Shkak të këtyre aludimeve u bë për arsye se së pari ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, së dyti të dy kishin fshirë fotot që kishin së bashku në Instagram dhe së treti projekti i tyre i përbashkët muzikor është fshirë nga Youtube.

Para disa ditësh, Lim Hoti u filmua me një tjetër vajzë në club, por ai e mohoi që kjo të ishte e vërtet duke u shprehur se portalet e kanë ngatërruar me vëllain e tij.

Teksa lajmet për ndarjen e tyre vazhdojnë, Baby G në llogarinë e saj të Instagramit ka postuar një video ku shfaqet duke kërcyer para kamerës.

Brenda një ore videoja ka arritur 15 mijë shikime dhe qindra komente, shumica prej të cilave janë komplimente.

Advertisement
Loading...