Bebe Rexha i fton fansat e saj të kalojnë një natë me të

Që në fillimet e saj, Bebe Rexha është shquar për origjinalitetin dhe moskokçarjen që tregon në skenë apo në intervista të ndryshme. Mirëpo, ftesa që përgatiti këngëtarja me origjinë shqiptare për fansat ditën e sotme i kaloi pritshmëritë.

“Një natë me Bebe Rexhën” – kështu titullohet eventi virtual që do të mbahet me këngëtaren e njohur në datën 17 dhjetor të këtij viti.

Ky event do të jetë një koncert akustik virtual që Bebe do të mbajë në bashkëpunim me kompanitë “LivexLive” dhe “American Express”, i cili do të t’u mundësojë fansave të dëgjojnë dhe shohin live performancat e këngëve të tyre të preferuara.

Biletat kanë dalë tashmë në shitje dhe çmimet fillojnë nga 9,99 dollarë për biletat standarte ndërkohë paketat VIP variojnë në bazë të përmbajtjes së tyre.

Kujtojmë se koncert të ngjashëm pritet të mbajë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa në 27 nëntor, “Studio2054”.

Advertisement
Loading...