Miley Cyrus e bën Dua Lipën si vetja, bota pret bashkëpunimin e fuqishëm

Fansat e Dua Lipës dhe Miley Cyrus kanë pritur prej disa kohësh që bashkëpunimi i tyre i paralajmëruar të publikohet dhe më në fund duekt se dita e tyre erdhi. Artistet e njohura kanë pasur në plan të bashkëpunojnë që në fillim të 2020 e megjithatë kushtet dhe rrethanat kanë bërë që projekti i tyre të vijë vetëm tani dhe sot, 19 nëntor, kënga “Prisoner” më në fund do të jetë në treg, së bashku me një videoklip.

Dua Lipa ka publikuar trailer-in, ose më mirë të themi video-n përmbledhëse të asaj që do të shohim më vonë dhe duket se këngëtarja shqiptare do të vijë nënjë version që nuk e kemi parë deri më tani. Në video, artistet shfaqen shumë seksi, por të rrëmujshme, me energji të çmendur e madje edhe si “gjakpirëse”. Sigurisht që këtë version të Miley-t e kemi parë, shpesh erë do thonim, por këtë radhë ajo duket se ka bërë edhe Duan “si veten”.

Ky bashkëpunim i tyre në fakt ishte menduar të ishte pjesë i albumit të dytë, shumë të suksesshëm të Duas,  “Future Nostalgia”, mirëpo planet ndryshuan dhe këngëtaret vendosën të punonin diçka tjetër dhe rezultati është pikërisht “Prisioner”.

Advertisement
Loading...