“Bën lek duke marrë të tjerët në gojë”, Olti Curri i kthehet keq komentueses

Gazetari Olti Curri ishte i ftuar së fundmi në emisionin e pasdites “Rudina”, së bashku me Iva Tiçon dhe Enxhi Lulajn, ku komentuan tema të showbizit dhe vipat e njohur shqiptarë.

Mirëpo, në foton e publikuar nga Rudina në Instagram, një ndjekëse e ka kritikuar Oltin dhe dy vajzat e tjera, duke shkruar se ata fitojnë lekë vetëm duke marrë në gojë të tjerët.

“Këta të tre fitojnë lekë duke i marrë të tjerët nëpër gojë, ndërsa vetë nuk kanë të aftë të bëjnë asgjë. Me një fjalë janë tre shtëpiakë të dështuar.”- shkruan ndjekësja, të cilën me siguri Olti e ka lënë pa fjalë me përgjigjen shkruan xing.al.

“Po ca të bëj më shumë. 18 vjet rafio, gazetar në gazetë, revistë, tre herë fitues “Top Fest”, “Kënga Magjike” me tekste këngësh. A të vij të hekuros ndonjë ditë kur të lash çarçafët?”- i shkruan Olti ndjekëses.

Advertisement
Loading...