Bëri lëmsh Malumën dhe Neymar, modelja flet për marëdhënien mes tyre

Pas muajsh polemikash rreth Natalia Barulich, Neymar dhe Maluma, modelja thyen heshtjen për marrëdhënien e saj me dy çunat simpatikë.Padyshim, një nga lajmet që mori vëmendjen e mediave të ndryshme ndërkombëtare gjatë gjithë kësaj vere ishte trekëndëshi i dashurisë që lindi mes këngëtarit kolumbian, Maluma, ish-partneres së tij, Natalia Barulich, dhe ylli brazilian, Neymar.Për javë të tëra u aludua se ‘Hawaii’, ishte një dedikim i veçantë për Natalian.

Situata arrititi kulmin, kur Neymar dhe shokët e ekipi të tij kënduan “Hawaii”, dhe pas kësaj, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram, diçka që na futi në dyshime. Sidoqoftë, Maluma i mohoi këto zëra, si dhe rivalitetin e tij me Neymar, përmes një live në Instagram, ku u shpreh se gëzon respekt për brazilianin dhe se nuk është në dijeni të lidhjes së tij me Natalian , teksa shtoi se secili mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij.

E teksa të gjithë donim të dini raportin e Neymar me Natalia, kjo e fundit tani, më shumë se një muaj pas polemikave, ka zgjedhur të thyejë heshtjen në lidhje me marrëdhënien aktuale që ka me Neymar, kjo përmes një interviste ekskluzive dhënë për programin televiziv meksikan, ‘Ventaneando’.Përmes kësaj, modelja kroate konfirmoi se mes saj dhe futbollistit nuk ka asgjë më shumë se një miqësi.

“Ai është një mik i shkëlqyeshëm dhe nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë, vetëm sepse bëmë një set fotografik. Unë e adhuroj atë, ai është një person i shkëlqyeshëm, ai është një mik i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë ka qenë një djalë i adhurueshëm dhe është një person i shtrenjtë në jetën time.”- tha modelja.
Nuk kishte si të shpëtonte pa i thënë disa gjëra edhe për lidhjen e saj të vjetër me Maluma dhe polemikat që lindën rreth ‘Hawaii’, duke thënë se tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë kapitull dhe se nuk i intereson nëse kënga ishte dedikim për të apo jo.

“Unë nuk besoj asgjë në lidhje me të. Unë nuk e di nëse ai ma kushtoi, apo jo, e vërteta është se nuk më intereson. Ai i përket të kaluarës dhe unë dua ta lë atje, ishte një kapitull në jetën time për të cilin nuk pendohem. Por është koha ta kapërcejmë këtë, sepse jemi ndarë që prej një viti.”- përfundoi ajo.

Një nga polemikat më të mëdha të 2020 është sqaruar, dhe gjithçka duket se tregon se Maluma dhe Natalia Barulich i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mënyrë paqësore, ndërsa marrëdhënia midis modeles dhe Neymar nuk shkon përtej një miqësie të fortë.

Advertisement
Loading...