Wednesday, August 21, 2019
Home Showbiz Bleona feston ditëlindjen e 40-të në një vend luksoz

Bleona feston ditëlindjen e 40-të në një vend luksoz

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka festuar ditëlindjen e saj të 40-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Për të festuar këtë vit jubile, Bleona ka zgjedhur një lokacion mjaft luksoz, dhe bëhet fjalë për Las Ventanas al Paraiso.

Ky vend ndodhet në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjersa përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Bleona duket se po ia kalon si më së miri në përvjetorin e saj të ditëlindjes.

“Viva Mexico, shumë urime ditëlindjen për mua”, shkruan ajo në mbishkrimin e një prej imazheve, ndërsa shfaqet mjaft atraktive.

Kujtojmë që Bleona ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në trevat shqiptare dhe jo vetëm, teksa tash e sa vite e zhvillon aktivitetin e saj në tregun amerikan.