Britney Spears i ka tashmë të gjithë kundër, thyen rregullin e izolimit

Britney Spears vendosi që të arratisej bashkë me të dashurin e saj, Sam Asghari, drejt një vendi tropikal, për të festuar 39-vjetorin e lindjes. Të dy ata udhëtuan drejt Hawaii dhe Britney nuk nguroi që këtë moment ta ndante me ndjekësit e saj.

“Mu duk si një udhëtim i vogël drejt parajsës për një festë të shpejtë të ditëlindjes”, ka shkruar artistja në Instagram duke publikuar foto nga udhëtimi. Mirëpo fansat e saj nuk e kanë pritur fare mirë këtë gjë, sepse sipas tyre Spears ka thyer ligjin duke udhëtuar në mes të pandemisë.

Guvernatorit i Hawaii ka vendosur që të gjithë njerëzit që do të udhëtojnë drejt këtij vendi të vetëizolohen për 14 ditë. Çdokush që nuk e bën këtë gjë mund të vuajë dënimin me burg për 1 vit ose të marrë gjobë 5 mijë dollarë. Një numër i madh ndjekësish i janë kthyer kundër Britney për këtë gjë, duke e cilësuar si diçka mjaft egoiste vendimin e saj për të udhëtuar në një vend tjetër në mes të pandemisë.

“Ëoë! Një tjetër personazh egoist që udhëton botën ndërkohë që gjithë të tjerët qëndrojnë në shtëpi. Unfolloë”, i ka komentuar dikush këngëtares.

“Britney, të dua, por nuk duhej të kishe reklamuar faktin që je duke thyer ligjin”, shkruan një tjetër.

Por përkundër komenteve negative të fansave, Britney ka treguar se e ka shijuar në maksimum udhëtimin dhe siç duket nuk do i lejoj ata që t’i shkatërrojnë këtë moment të bukur.

 

 

Advertisement
Loading...