Shpat Kasapi tregon detaje nga dasma që do ta bëjë së shpejti

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukursohe zeshkane e quajtur Selvije. Ai filloi të shfaqej në publik me të, e rrjedhimisht nuk iu shpëtoi dot syve të mediave.

Gjatë këtyre muajve lajmet rreth tyre ecën me shpejtësi dhe javët e fundit po flitet se ata do shkojnë drejt martesës. Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë këngëtari i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u shpreh se e kanë në plan dasmën. Mirëpo Shpati nuk preferoi të japë detaje të tjera gjatë emisionit.

Me të drejtë u bëmë kuriozë, ndaj këngëtari vendosi të na e shuajë këtë kuriozitet në “Aferparty-n” e Luana Vjollcës.

I pyetur nëse dëshiron dasmë tradicionale apo private, Shpati zgjodhi këtë të dytën duke na lënë të kuptojmë se s’do ta shohim dot nga fillimi në fund dasmën e çiftit. Pyetjes nëse ai e do më shumë partneren, apo ajo Shpatin, këngëtari iu përgjigj se duhen të dy njësoj dhe po ashtu tregoi se herë dominon njëri partner në lidhje, e herë tjetri.

Pra Shpati dhe Selvija kanë gjetur mjaft mirë gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin, ndërsa ne mezi po presim datën e dasmës

 

Advertisement
Loading...