
Një libër i ri mbledh fotografi të romancës mashkullore gjatë një shekull, me shumë imazhe të bëra fshehurazi në mënyrë që të dashuruarit të mos kapeshin. Koleksioni unik është botuar në 5 kontinente. Të gjitha fotografitë i përkasin koleksionuesve Nini-Treadwell.

Fotot janë realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për pjesën më të madhe prej tyre, nuk ka një datë fikse.
Libri përfshin më shumë se 100 vjet histori sociale, duke pasqyruar modën e ndryshuar, modelet e flokëve dhe normat shoqërore, si dhe zhvillimin e fotografisë.

Gama e individëve të treguar është e gjerë, duke mbuluar burra të klasës punëtore të shekullit të 19-të, biznesmenë të veshur sipas modës, studentë në universitet dhe ushtarë e marinarë të të gjitha moshave, duke përfshirë kohën midis luftës civile të SHBA dhe luftës së dytë botërore e deri në vitet 1950.

Shumica e këtyre imazheve janë bërë kur lidhjet homoseksuale ishin të paligjshme. Autorët Hugh Nini dhe Neal Treadëell kanë kaluar mbi 20 vjet duke grumbulluar me përpikmëri fotografi të vjetra që dëshmojnë për dashurinë romantike midis burrave.






























