Xhensila Myrtezaj bën një tatuazh special për vajzën e saj

Xhensila Myrtezaj ka tashmë në duar një tatuazh dedikuar të bijës, Ajkës. Tatuazhi është minimalist dhe konsiston në vetëm katër shkronja – emri i Ajkës – ku [AJ] janë në njërin gisht tregues, ndërsa [KA] në gishtin tjetër.

Tatuazhi është një formë për të simbolizuar lutjen e saj (pra të bijën) dhe jo më kot këngëtarja shkruan në Instagram: “Lutja ime. ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13”.

Advertisement
Loading...