Capital T nuk gjen rehat, tani kapet edhe me Mozzikun duke ofenduar përmes Loredanës

Emisioni i kaluar i “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin, ku i ftuar ishte Capital T vazhdon të trazojë rrjetin edhe pse po bëhe një javë që prej publikimit. Menjëherë pas emisionit, fansat dhe rrjeti menduan që Capital T i bëri një diss publik Mozzik-ut, ku përmendi edhe vargun: “Më reper se ti është Lori [Loredana]”.

Mozzik postoi në Instagram disa story, ku shkruante “Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët”

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe vetë Capoja, i cili shkruan: “Burrëria nuk blihet me kurrëgjë. Dhe ju s’e keni!”.

Sakaq, mund të kuptojmë se Capital T dhe Mozzik nuk ndiqen në rrjetet sociale me njëri-tjetrin, por tashmë edhe Loreda e ka hequr autorin e hitit “DMP” nga rrjetet e saj sociale.

Marrëdhënia mes reperave duket se vazhdon të jetë e acaruar, ndërkohë që akoma nuk ka një arsye konkrete se çfarë ka krijuar këtë situatë mes dyshes.

Advertisement
Loading...