Çfarë ndodh me trupin dhe me trurin kur vuajmë nga dashuria?

Vetëm kush ka vuajtur nga dashuria e di sa e fortë është dhimbja që ndien në ato momente. Bëhet fjalë për një vuajtje që përfshin të gjithë qenien tonë, në trup dhe në shpirt. Na pengon të mendojmë, të hamë e të jetojmë jetën tonë. Por pse vuhet aq shumë?

Shkenca ka hetuar mbi atë që ndodh në organizmin tonë dhe ka zbuluar disa mekanizma që aktivizohen kur jeta jonë dashurore thërrmohet: gjithë keqardhja që derivon i ka rrënjët shumë thellë në trurin tonë dhe duket kështu e lidhur me dinamikën e trupit dhe të trurit, shkruan gazeta “Zëri”.

Nuk njohim më vetveten – Papritur ndihemi të ndryshuar në thellësinë e qenies sonë. Bëhemi të zymtë, ankthiozë, depresivë ose gërnjarë dhe të bezdisshëm.

E gjejmë veten duke u përballur me gjendje shpirtërore që nuk janë tonat, si zemërimi, vullneti për hakmarrje dhe rënia e vetëvlerësimit. Ndiejmë kënaqësi nëse torturojmë ish-in me mesazhe dhe me telefonata ose shtyhemi të lëshojmë vrer mbi të në rrjetet sociale.

Në fakt nuk jemi më të parët, ndaj është e rëndësishme t’i shfaqim ndjenjat, por duke u përpjekur të mos dalim nga sfera private.

Çfarë ndodh me trupin dhe me trurin kur vuajmë nga dashuria?
Çfarë ndodh me trupin dhe me trurin kur vuajmë nga dashuria?

JETË
mars 12, 2019 – 14:30
Lexo Detajet
Shpërndaje:
Vetëm kush ka vuajtur nga dashuria e di sa e fortë është dhimbja që ndien në ato momente. Bëhet fjalë për një vuajtje që përfshin të gjithë qenien tonë, në trup dhe në shpirt. Na pengon të mendojmë, të hamë e të jetojmë jetën tonë. Por pse vuhet aq shumë?

Shkenca ka hetuar mbi atë që ndodh në organizmin tonë dhe ka zbuluar disa mekanizma që aktivizohen kur jeta jonë dashurore thërrmohet: gjithë keqardhja që derivon i ka rrënjët shumë thellë në trurin tonë dhe duket kështu e lidhur me dinamikën e trupit dhe të trurit, shkruan gazeta “Zëri”.

Nuk njohim më vetveten – Papritur ndihemi të ndryshuar në thellësinë e qenies sonë. Bëhemi të zymtë, ankthiozë, depresivë ose gërnjarë dhe të bezdisshëm.

E gjejmë veten duke u përballur me gjendje shpirtërore që nuk janë tonat, si zemërimi, vullneti për hakmarrje dhe rënia e vetëvlerësimit. Ndiejmë kënaqësi nëse torturojmë ish-in me mesazhe dhe me telefonata ose shtyhemi të lëshojmë vrer mbi të në rrjetet sociale.

Në fakt nuk jemi më të parët, ndaj është e rëndësishme t’i shfaqim ndjenjat, por duke u përpjekur të mos dalim nga sfera private, përcjell “Zëri”.

Strategjia më e mirë për të shpëtuar nga kjo torturë shpirtërore është t’ia lëmë në dorë kohës dhe të gjejmë arsyet për të ndërruar faqe dhe për të ecur para.

Ndërkohë truri punon – Çfarë ndodh me trurin tonë kur vuajmë nga dashuria?

Dy shkencëtare amerikane, antropologia dhe psikologja Helen Fisher dhe neuroshkencëtarja Lucy Brown kanë studiuar mbi këtë çështje për të gjetur një përgjigje.

Duke iu nënshtruar një rezonance manjetike funksionale një grup prej 15 vullnetarësh rreth 20 vjeç, të gjithë të trishtuar nga fundi i një marrëdhënie sentimentale, e cila ka zgjatur më shumë se 20 muaj, shkencëtaret vunë re aktivitet më të lartë në VTA, një zonë e trurit në të cilën zhvillohen emocionet e lidhura me dashurinë dhe me kënaqësinë seksuale, por përgjegjëse edhe me ndjesinë e kënaqësisë nga ushqimi ose nga droga, transmeton zeri.info.

VTA-ja lëshon edhe dopaminën, e cila gjeneron ndjesinë e mirëqenies.

Hipoteza e Fisherit është se në fillim të “dashurisë romantike” ka një ndjesi të “varësisë së thellë”, e evidentuar nga këto zona të trurit.

Në këtë rast dashuria inskenon mekanizma të ngjashëm me ato të një droge dhe kjo shpjegon përse dashuria është aq e vështirë të kontrollohet dhe përse gjeneron ndjesi frustrimi shumë të thellë kur raporti përfundon.

Çështje mbijetese – Fakti që nga dashuria varet një funksion aq thelbësor siç është riprodhimi shpjegon përse natyra vuri mekanizma aq të thellë për të mbrojtur lidhjen dhe tërheqjen mes burrit dhe gruas.

Bëhet fjalë për një instinkt që i ka rrënjët në llojin tonë prej miliona vitesh, siç është riprodhimi.

Vuan edhe trupi – Keqardhja nga dashuria nuk përfshin vetëm trurin dhe shpirtin, por reagon në mënyrë agresive edhe te trupi. Vuajtja nga dashuria manifestohet përmes dhimbjes fizike, me një sërë ndjesish tipike: ndjesia se keni një plagë në zemër apo në mes të gjoksit, dhimbje stomaku, pagjumësi, ankth mungesë oreksi, ndjesi boshllëku dhe shumë më tepër. Kjo ndodh sepse sistemi nervor qendror përpunon në të njëjtën mënyrë dhimbjen fizike dhe atë psikologjike. Dhimbja nga dashuria mund të ulë edhe sistemin imunitar. Në çdo rast shton prodhimin e hormonit të stresit, i dëmshëm për shëndetin e muskulit kardiak. Ekziston madje një sindromë e vërtetë klinike, e quajtur “sindroma e zemrës së thyer” ose në terma mjekësorë “kardiomiopatia e Tako-tsubo”-së, e cila në raste fatmirësisht të rralla mund të çojë edhe në vdekje.

Si ta kuroni sëmundjen e dashurisë? Duke qenë se sëmundja e dashurisë shkaktohet nga nivelet e larta të stresit dhe nga nivelet e ulëta të hormoneve të mirëqenies, sidomos të dopaminës, një mënyrë efikase për të ndierë lehtësim është t’u dedikohesh aktiviteteve në gjendje për të korrigjuar këtë çekuilibër biokimik. Arma më efikase është ajo e aktiviteteve fizike aerobike, të cilat stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të endorginës, duke ulur kortizolin dhe duke lehtësuar shqetësimet fizike. Duhet t’u thoni “Po” edhe gjërave dhe eksperiencave të reja. Mund të jetë e dobishme edhe të ndërprisni marrëdhëniet me çdo gjë që ju kujton dashurinë e humbur. Me kalimin e kohës zonat e trurit tentojnë të rifreskojnë ekuilibrin e tyre dhe të njëjtit mekanizma që na kanë bërë të vuajmë shtyhen të shohin përtej

Advertisement
Loading...