Çifit i njohur i “showbizit” i japin fund lidhjes së tyre

Prej muajsh në media është përfolur se mes këngëtares Ronela Hajati dhe Young Zerkës ka pasur një lidhje. Dyshja publikoi një sërë bashkëpunimesh të cilat u kthyen në hite dhe gjithmonë shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të pyetur nëpër intervista të ndryshme ata e mohuan këtë gjë duke treguar se janë vetëm miq, mirëpo dedikimet e ndryshme në rrjetet sociale bën që fansat të mendojnë se ata janë vërtetë në një romancë.

Por, ndonëse nuk e pranuan kurrë, se fundmi burime pranë ‘Prive’ kanë treguar se mes Ronelës dhe Young Zerkës çdo gjë ka marrë fund. Burime pranë çiftit kanë rrëfyer se dy artistët e njohur i kanë dhënë fund romancës disavjeçare. Siç mund të shihet dhe në rrjetin sociale ‘Instagram’, Zerka nuk e ndjek më Ronelën ndërkohë që kjo e fundit vijon ta ndjek.

Advertisement
Loading...