Çifti i famshëm turk në pritje të fëmijës së dytë

Aktorja e mirënjohur turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Halit Ergenç janë në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e konfirmoi bukuroshja turke, e cila duke folur për shtatzëninë tha se gjithçka po shkon mirë. “Çdo gjë po shkon mirë.

Ashtu siç e keni kuptuar nga mediat, ne po e presim fëmijën e dytë. Ndjenjë e bukur, e veçantë. Lutem që të gjithë femrat ta përjetojnë këtë ndjenjë”, tha ajo.

Ata u panë në një qendër tregtare. E pyetur rreth shtatzënisë, Korel i sqaroi të gjitha. Ajo konfirmoi se është shtatzënë, shkruan Haberturk.

Berguzari dhe Haliti janë të martuar prej vitesh, ata kanë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Ali.

Të dy u bënë të njohur për publikun kosovar me rolet e tyre në serialin “1001 Netë”.