
Diskutimi mbi çështjen e besimit ka qenë dhe vazhdon të jetë aktuale sot, kudo nëpër botë. Pas kristianizmit, besimi mysliman është aktualisht më i madhi në botë, por po pëson rritje të dyfishtë në krahasim me të shkuarën.
Ngritjet dhe uljet e numrit të njerëzve që janë ndjekës dhe praktikues të një besimi të caktuar, janë prezente.
Por sot, në botë, në bazë të statistikave të kryera së fundi është Krishtërimi, besimi i cili ka më shumë ndjekës (2.04 miliardë)
Në vendin e dytë sa i përket besimeve, qëndron besimi Islam me numër ndjekësish prej 1,226 miliardë dhe në vendin e tretë Katolicizmi me 1,142 miliardë ndjekës.
Tre vendet e para janë të pasuara nga hinduizmi me mbi 800 milionë praktikues, pastaj agnosticizmi me mbi 600 mijë ndjekës dhe të tjera.
Sipas analizave të institutit të studimeve amerikane, “Pew Research Center”, Islami do të bëhet besimi më i madh në botë brenda vitit 2075 dhe popullsia e Europës do të jetë 10% myslimane. Duke analizuar ndryshimin demografik mes besimeve kryesore, studiuesit kanë evidentuar që popullata botërore islamike do të rritet me 73% mes viteve 2010 dhe 2050, më shumë se dyfishi në krahasim me 35% të të krishterëve.






























