Çka po ndodh me instagramin e Rozana Radit?!

Rozana Radi aktualisht është duke u përballur me një problem në rrjetin social Instagram.

Ajo i njoftoi të gjithë miqtë e saj dhe ata që ndiqte dhe e ndiqnin se ka disa ditë që llogaria e saj nuk është në rregull kjo për shkak të një aplikacioni që ka marrë.

Këngëtarja publikoi bisedat me Fjolla Morinën e cila i kërkonte llogari se pse nuk e ndiqte ndërkaq Rozana ia shpjegon arsyen.

“Miq mikesha kusherinj etj etj… Kam qe te enjten e shkuar qe kam prob me insta. Me pak fjale ne inst tim dalin qe une ndjek te gjithe Kinezet Aziatiket e botes (jo ata mua) dhe nuk ndjek me miqt e mi. Ose si kam fare ose i kam bllok ose nuk me kane por nuk ne shikojne asnje postim ne story apo tek muri. Me sa me spjeguan kjo ndodh kur merr nje aplikacion dhe vendos te dhenat e inst tend personal mund te te futen tek insta yt. Kujdes mos jepni te dhenat e inst tuaj ne keto aplikacione qe merrni.
Ps @fjolla.morina ti dhe shume miq te tjere nuk preferoni kuzhinen kineze ndaj sju kam”, ka shkruar Rozana.

Advertisement
Loading...