
Si shumë nga këngëtarët kosovarë, edhe Fjolla Morina ka nisur të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Mbrëmë ajo ishte në Skenderaj. Aty ku u paraqit me një veshje që po cilësohet si provokative, sidomos për faktin që aty kishte fëmijë. Fjolla për veshjen u kritikua nga figura të ndryshme në Kosovë.
Por Fjollës kjo gjë nuk po i pengon, madje për Gazeten Express, ajo tha se Kosova duhet të ecë përpara dhe artistet nuk duhet të gjykohen për pamje.
E për prezencën e fëmijëve në koncert dhe për paraqitjen e saj, Fjolla thotë se organizatorët i kanë vënë fëmijët përpara. Por publikun e ka pasur të gjithin për vetë. Deklaron se të gjithë kanë shkuar për ta parë performancën e saj.
Advertisement
Loading...






























