Cristiano Ronaldo trondit fansat: Do i jap fund karrierës në futboll

Cristiano Ronaldo ka bërë me dije se do të largohet nga Kombëtarja e Portugalisë. Nuk do të ndodhë tani, por pas Kupës së Botës në Katar 2022. Kapiteni i portugezëve që i udhëhoqi drejt fitimit të kampionatit europian do të luajë dhe në Euro2021 dhe në Kupën e Botës së Katarit.

Ai është 35 vjeç dhe duket se pas Kupës së Botës do t’i japë fund aventurës së tij me Portugalinë. Një lajm shumë i rëndësishëm për portugezët, por edhe për tifozët e futbollit. Largimi i Ronaldos nga Portugalia është fundi i një epoke të rëndësishme në futbollin botëror.

“Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë e fundit për mua”, ka deklaruar Cristiano Ronaldo, duke njoftuar kështu edhe momentin se kur do të pensionohet nga Portugalia.

5 herë fituesi i Topit të Artë ka mundësinë të synojë edhe për dy trofe me luzitanët, teksa përpara e pret Euro2021 dhe më pas Botërori, ndërsa deri më tani ka arritur të ngrejë vetëm një herë Kupën e kampionatit europian, të cilin e fitoi në vitin 2016 përballë Francës.

Në vitin 2022 Ronaldo do të jetë në moshën 37-vjeçare dhe mbetet për t’u parë nëse atëherë do të jetë edhe koha kur do të ndahet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Advertisement
Loading...