
Një grua e cila është fejuar me një baba të katër fëmijëve, dy herë më i madh se mosha e saj thotë se ra në dashuri me të në shikim të parë, shkruan Daily Mail, raporton Gazeta Express
Trajnerja e fitnesit 24-vjeçarja Najlah Muhammad nga Arizona, u takua për herë të parë me biznesmenin John Malott 48-vjeçar në gusht të vitit 2016 në një klub të natës, ku ai po festonte ditëlindjen me disa miq.
Ata i njoftuan së bashku disa shokë dhe brenda disa javëve u dashuruan dhe tashmë janë të pandashëm.
Çifti mori shumë reagime për marrëdhënien e tyre, sepse të dy familjet ishin të pasigurt për këtë bashkim.
Të dy humbën edhe shumë miq gjatë lidhjes, duke përfshirë këtu miq që i thonin 24-vjeçares se partneri e kishte tradhtuar.
Mirëpo, as kjo nuk ndikoi që këta dy të ndahen. Pas një viti John madje i propozoi dhe tashmë kanë caktuar edhe datën e martesës.
Vajzat e John shkojnë edhe nëpër ndeja me njerkën e tyre.
































