DASMA QË I ‘BASHKOI’ PDK-NË DHE LDK-NË

Me katër tetor të këtij viti, menaxheri i një klubi të natës në Kosovë, Petrit Kllokoqi, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka organizuar një dasmë të madhe ku të ftuar ka pasur edhe shumë fytyra publike, artistë e politikanë.

Në mesin e politikanëve ka pasur figura të njohura, të partive të ndryshme, duke bërë kështu ‘bashkimin’ e tyre në një aheng.

Ndonëse pozuan ndarazi, në dasmën e Petritit ishin Blerand Stabileci, Abelard Tahiri dhe Uran Ismaili nga PDK, kurse, nga LDK ishte Arban Abrashi.

Advertisement
Loading...