
Para disa jave në mes të skenës vdiq modeli, i cili traumatizoi të gjithë mirëpo shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur ende, transmeton Gazeta Metro.
Por tani u zbuluar shkaku i vdekjes së Tales Soares, ku sipas një raporti autopsie, modeli vdiq nga sëmundje zemre e pa diagnostikuar.
Modeli brazilian vdiq pasi u rrëzua papritur në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo muajin e kaluar.
Në detajet e dokumentit të publikuara nga media braziliane G1 të enjten thuhet se 26-vjeçari kishte probleme me zemrën. Sëmundja përparoi në edemë pulmonare akute, akumulim i lëngjeve në mushkëri, që e vrau Soares.
Para se të vdiste Tales asnjëherë nuk ishte diagnostikuar me asnjë problem shëndetësor.
Advertisement
Loading...






























