
Jonida Maliqi është këngëtarja e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion me këngën ‘Ktheju Tokës’. Pak minuta më parë, Jonida ka publikuar edhe videoklipin prezantues të këngës. Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë bezh të punuar nga stilisti Ardi Asllani. E gjithë fabula e këngës pasqyrohet më së miri mes flakëve dhe ujit.
Këngëtarja pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj.
Më herët Jonida ka treguar se këngën do ta mbajë në gjuhën shqipe, duke qenë se dhe vetë muzika përmban shumë elementë tradicionalë shqiptarë
Advertisement
Loading...






























