
Vajza e aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të parë.
Prindërit koshin organizuar për të një festë gjigante me temën e fermës ku kishin ftuar gjithë familjarët e miqtë e tyre. Aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij i kanë blerë vogëlushes një mik me katër putra: një qenush me sy te bukur kaltër.

Qeni është i racës Weimaraner dhe cilësohet si një ndër 5 qenushët më të mirë për fëmijë. E sigurisht një qen i tillë vjen i shoqëruar me një çmim të konsiderueshëm sepse me një kërkim të thjeshtë në internet mësohet se vlera e tij shkon nga 1,400 deri në 7,800. Më përpara, ky qen është përdorur nga familjet mbretërore për gjueti dhe disa nga karakteristikat e tij veçohen besnikëria, është natyrë miqësore dhe qen i bindur.
Shumica e komenteve ishin shumë pozitive pasi qeni që ata kanë zgjedhur është vërtetë shumë i veçantë dhe ndryshe nga shumë që kemi parë deri më tani. Por disa komentues kanë nisur nga kritikat lidhur me dhuratën që ata kanë zgjedhur.






























