
Moderatorja Marina Vjollca së bashku me bashkëshortin e saj Getoar Selimi ndodhen me pushime.
Siç e bëri të ditur dhe vete reperi i njohur, ai së bashku me Marinën janë në një nga destinacionet më të lakmuara në të gjithë botën ose thënë ndryshe parajsa mbi tokë në Barbados.
E sigurisht nuk kishin si të mungonin dhe fotot përvëlusese që Marina ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
E tillë ishte dhe fotoja në pishinë ku Marina ishte e veshur me fustan pink rrjete, me një lule të vendosur në flokë, e ulur në shezlon.
Por ajo që ra në sy ishte një pushues mbrapa bukuroshes që nuk ja ndan sytë ndërkohë që është me gruan e tij.
Ndjekësit e kanë vënë re këtë detaj dhe kanë vërshuar në një lumë komentesh.

Advertisement
Loading...






























