
Një nga të ftuarat e episodit të fundit të “Shiko kush Luan” ishte Rina Balaj, e cila num mund të mos vendosej në sfidën e “Paintball”, duke qenë se hera e fundit bëri disa deklarata qëu komentuan shumë në media dhe nga kolegët.
Gjithsesi këtë herë sfida u zhvillua pak më ndryshe, teksa Rinës ju bënë pyetje mbi personazhet që e kanë “goditur” më parë në “Paintball” dhe për emrat që ajo vetë ka “goditur”. Reoerja ja doli të na surprizojë edhe këtë radhë, me tëpaktën një prej deklaratave të saj, ndërkohë duhet thënë që ishte më paqësore në përgjigje dhe “diss”-at i kishte hedhur pas krahëve.
“Për Tayna-n je shprehur në Paintball se është FAKE; po tani që janë qetësuar gjakrat; do e bëje një bashkëpunim me të?”- u pyet Rina gjatë sfidës, ndërsa përgjigja e saj ishte mjaft e papritur:
“Kisha bashkëpunuar me gjith pa problem…”
Nëse e keni harruar, Tayna dhe Rina nuk kanë qenë edhe aq miqësore ndaj njëra-tjetrës më parë, duke mos i kursyer diss-et në tekstet e këngëve apo “kunjat” në rrjetet sociale, megjithatë duket se kjo është lënë në të kaluarën dhe një bashkëpunim mes tyre do ishte vërtetë surprizë, pothuajse po aq sa c’ishte bashkëpunimi i Ledrit dhe Noizy-t ca kohë më parë






























