Justin Bieber flet për vetvrasjen: Nuk edi a do kalojë kjo ndjenjë

Justin Bieber ka reflektuar rreth mendimeve vetëvrasëse dhe frikën e tij se do të ‘vuante përgjithmonë’ gjatë betejës që pati me shëndetin mendor.

Bieber, një nga muzikantët më të suksesshëm, 26 vjeç, pranoi se kishte raste kur luftonte me dhimbjen ‘e vazhdueshme’ dhe kishte frikë se kurrë nuk do të zhdukej nëse ai vet nuk do të bënte diçka për këtë.

Duke folur në dokumentarin e tij në YouTube, “Originals Justin Bieber”, ai tha: “Ka pasur raste kur kam qenë vërtet një vetëvrasës. Mendoja ‘a do të zhduket ndonjëherë kjo dhimbje?’” Dhimbja ishte e qëndrueshme, thjesht po vuaja. Kështu që preferoja të mos e ndieja dhe mendoja se si mos ta ndiej më.”

Tani Bieber është në gjendje të mirë dhe dëshiron të ndihmojë të tjerët. Ai pranon se mund të kishte shmangur shumë dhimbje nëse do të kishte dëgjuar këshillat e miqve më të mirë.

“Ndihem kaq i qetë për herë të parë në jetën time… Unë thjesht dua të inkurajoj njerëzit: ‘Hej, nëse ndiheni të vetmuar, flisni për këtë. Thuajeni me zë të lartë. Keni liri për ta bërë. Mund të kisha shmangur shumë dhimbje nëse dhe unë do e bëja.”

Pasi dokumentari u transmetua të premten, Justin ka thënë për mediat sociale se tani ndihej shumë mirë dhe ka arritur të përmirësohet shumë në tetë muajt e fundit.

Justin zbuloi se ai ka qenë duke përdorur ‘lutje dhe meditim’ për ta ndihmuar atë gjatë karantinës. Në muajin shkurt u zbulua se Bieber po kërkonte trajtim për depresionin.

‘Nuk ka asnjë lidhje me Hailey – ai është shumë i lumtur që është martuar me të”, – tha një burim për “People”.

Një tjetër burim ka thënë për “People”, se Bieber është emocional, e vuan shumë faktin që ‘përndiqet’ gjithnjë e më shumë nga fansat dhe kamerat.

Advertisement
Loading...