Diplomon Tayna

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Doruntina Shalën, e cila më mirë njihet prej fansave dhe publikut, Tayna.

Në fakt, reperja ka përfunduar studimet në fakultetin e “Shkencave Kompjuterike” pranë universitetit privat të UBT-së në Kosovë.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë rep-artistja përmes rrejteve sociale teksa fansat e uruan për arritjen akademike.
“Krenare dhe momente të lumtura”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

https://www.instagram.com/p/By0g_JmAZHf/?igshid=191lrazc7ko9c

Advertisement
Loading...