
Vitin e kaluar këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë dhe ishte temë kryesore e mediave për shkak të martesës së saj me maqedonasin.
Fëmija i lindur nga martesa me biznesmenin maqedonas Serjoza Marko e kishte emrin Jon.
Adelina e publikon shpesh vogëlushin e saj duke ndarë momente mjaft të ëmbla me ndjekësit.
Joni ka thënë fjalën e tij të parë dhe nuk është aspak ajo që ju po mendoni.
Personin e parë që ai ka thërritur ka qenë daja i tij.
Videoja e ëmbël në të cilën bukuroshi Jon ka thënë dajë, është bërë publike nga vëllai i Adelinës, Edmondi.
Siç mund ta shikoni edhe më poshtë, djali i këngëtares shfaqet i shtrirë në karrocë dhe dëgjohet të përmendë disa herë fjalën “dajë.”
Besojmë se daja mund të ndihet krenar tani.
https://www.instagram.com/p/BvUcJVfA19U/?utm_source=ig_web_copy_link
Advertisement
Loading...






























